Friday, January 21, 2022

Aksidenti në Korroticë të Drenasit – dy femra humbin jetën

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në Korroticë të Drenasit.

Siç ka bërë të ditur policia, në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.

Zëdhënësja e Policisë, ka thënë për Telegrafin se bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar 6 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Por, Telegrafi mëson se dy persona (gjinisë femrore), kanë humbur jetën pasi nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve të marra.

Një lexues i Telegrafit ka dërguar video të ngjarjes, ku shihen persona të shtrirë, si dhe persona të cilët jepin ndihmë të lënduarve.

Lajmi në përditësim….