LAJME

Aksion në Pejë, Policia sekuestron 86 thika e 19 boksa metali

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Pejë ka sekuestruar mjete të mprehta, boksa metali, e shufër metalike.

Në komunikatë bëhet e ditur se, policët, nё “Qarshinё e Gjatё”, kanë vërejtur shitës ambulant duke shitur të tilla gjëra.

“Nё vazhdёn e kёtij aktiviteti me datё 12.08.2026, nё tё njëjtin lokacion, inspektorёt e tregut nё asistim nga zyrtaret Policor tё Stacionit Policor nё Pejё, duke përfillur procedurat ligjore, tek personat e dyshuar (shitёs ambulant) janё gjetur dhe sekuestruar: tetёdhjetё e gjashtё (86) mjete tё mprehta (brisk); nёntёmbёdhjetё (19) boksa metalik; dy (2) shufra metali; tri (3) fatrolla thike”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

//BODY PART STICKY - Implement into the footer