Lajme

Albin Kurti: “Fituam KREJT, ecim DREJT”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:50 / 13 March 2021

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas certifikimit të rezultateve.

Kurti ditën e sotme e vlerësoi si një ditë të mirë dhe shans të madh për Kosovën.

“Çertifikimi i rezultateve u bë sot. Fitoi referendumi, fituam në referendum: 50,28{c4f6f675523692d3ad97f705ec84cff2d56c9fd9c844645fde873d290efb68f1}. Ditë e mirë për Republikën. Shans i madh për Kosovën.

Ju falemnderit të gjithë qytetarëve dhe mërgatës për votën e tyre me 14 shkurt, të gjithë anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për punën dhe angazhimin e tyre, të gjithë kandidatëve të listës sonë 127 për përfaqësimin dhe kontributin e tyre.

U jam mirënjohës përzemërsisht e përjetësisht të gjithëve. Fitorja është e secilit prej jush.

Fituam KREJT, ecim DREJT. Urime!”, tha ai.