Saturday, January 22, 2022

Alexis Sanchez: Jam si një luan në kafaz, isha i uritur për të fituar

Inter fitoi dje në mbrëmje Superkupën e Italisë ndaj Juventus me rezultatin 2-1 në minutën e fundit të shtesave.

Alexis Sanchez ishte njëriu i ndeshjes pasi ai shënoi golin e fitores në minutën e 121-të. Kiliani ka folur pas ndeshjes për mikrofonat e “Sportmediaset” duke u shprehur shumë i uritur për fitore.

“Kampionët bëjnë gjëra që të tjerët nuk i bëjnë, sa më shumë kampionë të luajnë aq më mirë është. Sot isha i uritur për fitore, shpresoja shumë që të luaja pas Lazios dhe e bëra.

Unë jam si një luan në kafaz, po më mbajte mbyllur nuk kam mundësi të bëj gjë por nëse më liron, unë jam një përbindësh në fushën e lojës. Kam nevoj të luaj më shumë, jam shumë mirë tek Inter dhe dua të jap shumë për këtë ekip”, kështu është shprehur kiliani.