Tuesday, August 3, 2021

Amerika zyrtarisht bëhet me president të ri, Joe Biden

Joe Biden është betuar si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një ceremoni të pazakontë për shkak të masave anti-COVID dhe për shkak të masave të sigurisë si pasojë e protestave të dhunshme që ngjanë para disa javësh, Bideni merr udhëheqjen në një kohë të vështirë për vendin.

Bideni, tash 78-vjeçar, fitoi në zgjedhjet e nëntorit ndaj ish-presidentit Donald Trump, që ka refuzuar të pranojë humbjen. Ai madje ka thyer traditën e gjatë amerikane duke refuzuar pjesëmarrjen në inaugurimin e pasuesit.