Saturday, January 22, 2022

Arrestohet qytetari nga Skenderaj, dyshohet se dhunoi një grua vitin e kaluar

Një person është arrestuar sot në Skenderaj nën dyshimin e bazuar se në qershor të vitit 2021 ka dhunuar seksualisht një femër.

“Me 14 janar 2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e kishte dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është në procedurë hetimore.