Thursday, January 20, 2022

Arrihet marrëveshja e plotë mes Portierit francez dhe Milan, këto janë detajet

AC Milan ka arritur marrëveshje me portierin e Lilles, Mike Maignan.

Marrëveshja e plotë është arritur, me portierin që do kryejë teste mjekësore te “Rossonerët” në orët në vijim.

Milan do paguajë 13 milionë euro plus bonuset te Lille (15 milionë euro në total), derisa francezi do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.

Maignan do jetë zëvendësimi i Gianluigi Donnarummas, që ende nuk ka rinovuar kontratës dhe pas 36 ditëve do jetë agjent i lirë.