Sport

As Varane nuk rinovon, Perez peshkon zëvendësuesit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:00 / 9 February 2021

Real Madrid është përballë një eksodi në repartin e mbrojtjes dhe do i duhet të veprojë shpejt në verën e ardhshme. Sergio Ramos mbyll kontratën e tij në verë dhe nuk dëshiron të rinovojë, teksa lajmet janë se ai ka zgjedhur Manchester United për të vazhduar karrierën.

Edhe Raphael Varane duket se dëshiron të largohet. Lajmet në lidhje me këtë kanë nisur që në verën e shkuar, por ai është ende në Madrid, teksa tani ka ardhur momenti i së vërtetës. Kampioni i Botës duhet të vendosë para verës nëse dëshiron ë rinovojë kontratën, që përfundon në verën e vitit 2022.

Nëse ai nuk rinovon, Real Madrid do të jetë i gatshëm të presë oferta për yllin e Francës, për të mos e humbur me parametra zero. Shumë klube janë të interesuar për Varane, teksa Real ka nisur kërkimet që tani për ta zëvendësuar. Jules Koune, Pau Torres dhe Diego Carlos mësohet të jenë shënjestrat e Perez në merkato. w