Sunday, July 25, 2021

AUVK tregon se a u përdor aditivi i prodhuar me qime flokësh të kinezëve në bukët e Kosovës

Një video që ka qarkulluar në mediet gjermane, ku flitet për një lloj aditivi që përdoret për gatimin e bukës, i ka habitur të gjithë ata që e kanë parë.

Fjala është për një lloj aditivi i cili krijohet nga qimet e flokëve të marra nga kinezët. Nga AVUK thonë se tri vitet e fundit ky lloj aditivi nuk është importuar në Kosovë, e për më herët mbetet pikëpyetje e madhe se me çka janë bërë bukët nëpër furrat e vendit tonë.

Lamir Thaçi, zëdhënës nga kjo Agjenci, për Syri Kosova tha se ka tre vite që aditivi i tillë nuk është importuar në vendin tonë.

“Në bazë të të dhënave qe ka Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga kontrolli kufitar në tri vitet e fundit, aditivi i shfaqur ne video me origjinë nga Kina nuk është importuar në Kosovë. Ne të gjitha pikat tona të kontrollit kufitar dhe terminaleve doganore nga të dhënat qe marrim nga inspektoret, produkti i njëjtë nuk ka hyrë në Kosovë. Pretendimet e shfaqura në media nuk qëndrojnë, bazuar në të dhënat qe kemi ne si autoritet me i lartë kompetent për kontroll të produkteve ushqimore në Republikën e Kosovës” tha Thaçi.