Lajme

Avdullah Hoti kërkon që Shoqata e Transportuesve të kthehet në detyrë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:30 / 17 March 2021

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka kërkuar që Shoqata e Transporuesve të Udhëtarëve të kthehen në punë, pasi ata kanë ndërprerë punën në shenjë paknaqësie pasi Qeveria e Kosovës nuk i ka ndihmuar në Programin për Rimëëbje Ekonomike.

Hoti u ka bërë thirrje që t’i kthejnë shërbimet për qytetarë dhe të ulen të bisedojnë për zgjidhjen e këtij problemi.

“Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti sqaron opinion se në kuadër të masave për zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike (PRE) për vitin 2021, në vlerë prej 222.4 milionë euro, të aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës me datë 14.01.2021 (vendimi nr 06/58) janë të përcaktuara ndarjet buxhetore për secilën nga masat, përfshirë këtu edhe modalitetet e zbatimit të masave, ku obligohen ministritë përgjegjëse të përgatisin planet dhe kriteret sektoriale për zbatimin e masave të cilat pastaj miratohen në Qeveri.

Në vitin 2020 dhe 2021, Qeveria e Kosovës ka ofruar mbështetje financiare direkte dhe indirekte për të gjitha bizneset. Bizneset e sektorit të transportit të udhëtarëve, kanë qenë përfitues nga masat e Qeverisë (psh. pagesa prej 290 eurove për numër të të punësuarve, pagesa e 50{c4f6f675523692d3ad97f705ec84cff2d56c9fd9c844645fde873d290efb68f1} të qirasë, pagesa e 170 eurove).

Kryeministri në detyrë, z. Avdullah Hoti, kërkon nga Shoqata e Transportuesve të Udhëtarëve, që sa më parë të kthejnë shërbimet për qytetarët, ndërkohë që shpreh gatishmërinë për diskutim me përfaqësuesit e këtij sektori me qëllim të gjetjes së një zgjidhje sa më të favorshme.

Pandemia Covid-19 ka prekur shumë sektorë dhe është e pamundur që shteti të kompensojë çdo humbje që kanë pasur bizneset”.