Sport

Ballkani dhe Drita ndahen në paqe, Munishi e nis me fitore te Gjilani!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:01 / 14 March 2021

Përfundoi në barazim pa gola dueli i drejtpërdrejtë për titullin mes Ballkanit dhe Dritës në Superligën e Kosovës. Skuadra e Bledi Shkëmbit nuk shfrytëzoi dot faktorin fushë për të parakaluar intelektualët nga Gjilani në renditje duke mos shkuar dot më shumë se një barazim pa gola.

Në minutën e 81-të Ballkani mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Sinanit. Edhe pas javës së 25-të kampionati Kosovar kryesohet nga Drita me 54 pikë e ndjekur nga Ballkani me 52 pikë dhe Prishtina me 50.

Nisi me fitore aventura në stolin e Gjilanit për Ismet Munishin me skifterat që mposhtën me rezultatin 2-1 Trepça ’89 falë një dygolëshi të Gerhard Prognit. Përfundoi në barazim 1-1 ndërkohë përballja direkte për mbijetesën mes Drenicës dhe Arbërisë.