Saturday, July 24, 2021

Ballkani nënshkruan me trajnerin italian

Javën e kaluar, Ballkani shkarkoi nga detyra trajnerin Ismet Munishi.

Presidenti Arsim Kabashi zhvilloi negociata me disa trajnerë shqiptarë dhe zgjodhi Bledi Shkëmbin.

Të dielën, ekipi nga Suhareka prezantoi zyrtarisht trajnerin e ri.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që Ballkani ka nënshkruar kontratë me trajnerin italian Francesco Vitobello që do të jetë ndihmës i Shkëmbit.

Ky i fundit ka bashkëpunuar me italianin edhe te skuadra shqiptare Teuta e Durrësit.