Sunday, July 25, 2021

Barcelona dhe Depay, kjo do të ndodhë në afatin e janarit

Memphis Depay ishte i lidhur për një kalim të mundshëm në Camp Nou verën e kaluar.

Mirëpo, pas disa problemeve të cilat u shfaqën, ai u mendua se do të transferohej në merkaton dimërore në Barcelonë.

Tani, sipas Mundo Deportivos Barcelona nuk është e gatshme as për këtë afat kalimtar që ta transferoj holandezin, transmeton lajmi.net.

Pasi që klubi katalan do të mbajë zgjedhjet këtë muaj sipas gjitha gjasave, kostoja e transferimit të Depay vlerësohet të jetë e madhe.

Për momentin, edhe kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, në një intervistë ka deklaruar se klubi është në probleme financiare dhe do ta kenë të vështirë të kthehen përsëri aty ku ishin.

Ronald Koeman e dëshiron shumë transferimin e lojtarit, pasi që ka bashkëpunuar me të në të kaluarën.