Tuesday, August 3, 2021

Barcelona regjistron një rekord të ri në Champions

Barcelona arriti një rekord historik në sfidën e mbrëmshme ndaj Ferencvaroshit të Myrto Uzunit, të zhvilluar në Budapest.

Katalanasit triumfuan me rezultatin 0-3, teksa goli i tretë u shënua nga Dembele në minutën e 28-të. Me penalltinë e shndërruar në gol nga futbollisti francez, Barcelona u bë klubi i parë në histori, që arrin të marrë 5 penallti në 5 ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve.

Katalanasit e drejtuar nga Koeman, kanë arritur t’i shndërrojnë të gjitha 11-metërshat në gola. Dëshmitar i këtij rekordi ishte edhe futbollisti i Kombëtares, Myrto Uzuni, i cili qëndroi në fushën e lojës për 71 minuta, por pa arritur të lërë gjurm.