“Bashkë në dreka me mish e birra, bashkë në Komunë me tenderë” – dosti i Ilir Feratit shpërblehet me kontratë qindra mijëra euro nga Komuna e Isotgut
Kompania “Axhis Shpk” vazhdon të tregohet e sukseshme pothuajsë në secilin tender që aplikon në Komunën e Istogut që udhëhiqet nga Ilir Ferati i LDK-së, zbulon portali rajoni.org
LEXO EDHE: Familjari i asamblistit të LDK’së përfiton tender 100 mijë eurosh nga Komuna e Istogut
Kontratat e fituara kësaj rradhe nga kompania “Axis Shpk” është si grup i operatoreve ekonomik sëbashku me kompaninë “Triangle shpk” për mirëmbajtjen e objekteve të institucioneve komunale në Istog me vlerë të përgjithshmë 120,000€ dhe me vlere të poentimit 1074.32€.
Rajoni.org mëson së kontrata është lidhur me 18 qërshor mes Komunës së Istogut dhe grupit të operatoreve ekonomik. Portali rajoni.org është duke analizuar dhe paramasën, ku ditëvë në vijim do të i publikoj gjetjet mbi dyshimet për disa pozicione të fryera.

“Axis Shpk” dhe Ilir Ferati
Kompania “Axis Shpk” përveç si përfitues i tenderëve në Komunën e Istogut, pronari i saj, Valmir Admeaj, njihet edhe për afërsinë e tij të madhe me kryetarin e kësaj komuna, Ilir Feratin e LDK-së dhe nënkrytarin e ri, Genc Ademaj.
E si duket kjo afërsi dyshohet të jetë “formula e suksesit” që “Axis” të fitojë në disa tender që aplikon në Komunën e Istogut.
Kujtojmë qe kjo kompani, brenda periudhës 2023 – 2026, i ka fituar mbi 20 tenderë nga komuna që udhëhiqet nga Ilir Ferati.
Në Foto: Ilir Ferati, Valmir Ademaj dhe Genc Ademaj

Tenderët me poentim të çmimit – mundësi për keqpërdorime
Procedura e poentimit të çmimit është një procedurë e cila përdoret në prokurimin publik për rastet kur autoriteti kontraktues “nuk e di” sasinë e artikujve që do të porosisë, dhe për këtë qëllim secili artikull në listë të çmimeve e ka sasinë “1”. Gjatë zbatimit të kontratës porositë bëhen varësisht prej nevojave që dalin.
Demokraci Plus, përmes faqes Flamujt e Kuq në Prokurim Publik kishtë gjetur se Komuna e Prizrenit kishtë lidhur kontratë me vlerë 1.5 milion për tenderin “Furnizim me zhavorr për rrugët e paasfaltuara” duke përdorur procedurën e poentimit të çmimit. Një metër kub zhavorr është paguar 24 cent, ndërsa nga 30 pozicione në paramasë, 19 prej tyre kanë çmim prej 4 cent.
Gjatë zbatimit të kontratës, D+ kishtë gjetur se në një faturë ishtë paguar vetëm transporti (8.02 euro), por pa porositur fare zhavorr. Në një tjetër faturë ishtë paguar më shumë metër kub transport se sa që është porositur zhavorr. Vetëm në dy fatura dëmi që i ka shkaktuar komuna buxhetit të saj është mbi 24 mijë euro.





