Sport

Bayerni gjen menjëherë zëvendësuesin Alabas, luan në Angli

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:12 / 20 Janar 2021

Skuadra e Bayern Munchen ka filluar menjëherë të kërkojë për zëvendësuesin e David Alaba.

Kampioni gjerman ka nisur bisedimet me lojtarin e ri të Readingut, Omar Richards. Lajmin e ka konfirmuar gazetari, Christian Falk përmes rrjeteve sociale.

Richards është vetëm 22 vjeç dhe shihet si një opsion i mirë për ta zëvendësuar David Alaban, pasi ky i fundit do të largohet gjatë merkatos së verës.

Anglezi ka të zhvilluara afër 75 paraqitje me ekipin e Reading dhe ka shënuar 2 gola kurse vlera në ‘Transfermarkt’ është vetëm 2 milionë euro.