SPORTI

Befasi! Jadon Sancho gjen klubin e ri

Jadon Sancho do ta vazhdojë karrierën në Brazil, pasi ka arritur marrëveshje me Palmeirasin për një transferim të ri.

Sipas raportimeve marrëveshja është mbyllur dhe futbollisti anglez tashmë ka vendosur që destinacioni i tij i ardhshëm të jetë klubi brazilian, shkruan Indeksonline

Sancho do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.

Ky transferim shënon një kthesë të madhe në karrierën e ish-yllit të Borussia Dortmundit dhe Manchester Unitedit, i cili tani do të provojë një aventurë të re në futbollin brazilian me një nga klubet më të mëdha të Amerikës së Jugut./Indeksonline/

//BODY PART STICKY - Implement into the footer