Sunday, August 1, 2021

Behgjet Pacolli viziton degën e AKR-së në Skenderaj

Sot degën e AKR-së në Skenderaj e ka vizituar Behgjet Pacolli në vazhdën e aktiviteteve për përgaditjen e zgjedhjeve nacionale, shkruan rajoni.net.

Në vizitën që i bëri degës së AKR-së në Skenderaj, Pacolli sebashku me aktivistet e kesaj dege, vizituan memorialin e varrezave në Marinë si dhe kompleksin memorial në Prekaz.

“Pas homazheve në Prekaz dhe Marinë, aktivitet i vazhduam në një takim të përbashkët në degë ku diskutuan dhe i morëm detyrat për përgaditjet që AKR në Skenderaj të dal me rritje substanciale”, thotë Pajazit Isufi për rajoni.net.