Sunday, August 1, 2021

Berisha nga Antalia: I lumtur që do të luaj kundër një ekipi kosovar

Skuadra e Superligës së Kosovës, KF Arbëria sot në Antali të Turqisë do të luajë një miqësore të madhe ndaj klubit të njohur rus, Akhmat Grozny.

Në këtë përballje pritet të luaj edhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha.

Në një interviste të shkurt për IndeksOnline, Berisha shpreson që të luaj në këtë përballje nga fillimi dhe shprehet i lumtur që ka kundërshtar një ekip kosovar.

“Më gëzon fakti se do të luajmë me një ekip nga vendi im dhe shpresoj se do të luaj nga fillimi. Është një ndjenjë e mirë ku aty ka shumë lojtarë që unë i njoh. Është edhe trajneri Arbnor Morina, i cili ka bërë një punë shumë të mirë në Arbëri. I dëshiroj shumë suksese në kampionat dhe përgatitje sa më të mira këtu në Antali”, është shprehur Berisha për IndeksOnline.

Takimi mes skuadrës kosovare dhe asaj ruse pritet të zhvillohet nga ora 14:00.