Sport

Bledar Devolli largohet nga Drenica!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:03 / 17 March 2021

Trajneri Bledar Devolli, ka paraqitur dorëheqjen para kryesisë së klubit , pas eleminimit nga Kupa e Kosovës, në çerekfinale, nga Dukagjini i Klinës sot me shifrat 1:0.

Drejtuesit e klubit kanë aprovuar pasditë dorëheqjen e trajnerit Devolli, shkruan rajoni.org.

“Ne e falenderojmë Bledar Devollin për punën dhe angazhimin në klub gjatë gjithë kësaj kohe, por këtu ndahen rrugët. Klubi i uron suksese Devollit në angazhimet e tij të radhës”, thuhet në komunikatën e Drenicës.