Sport

Bledar Devolli paralajmëron dorëheqjen nga pozita e trajnerit të Drenicës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:01 / 17 March 2021

Skuadra e Dukagjinit ka eliminuar Drenicën nga Kupa e Kosovës.

Dukagjini fitoi ndeshjen çerekfinale ndaj Drenicës me rezultatin minimal 1:0, për të kaluar tutje në gjysmëfinalen e madhe, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, trajneri i Drenicës, Bledar Devolli tha se do të flas me presidentin, ku do ta rishikojë pozitën e tij, pasi po dëmtohen shumë nga gjyqtarët dhe po puna e tyre po shkon kot.

“Vetem sot s’kam ça e analizojë ndeshjen sinqerisht, çka të analizoj ndeshjen sot? Fati i kundeshtarit e çoj topin në rrjetë, për pjesën tjetër, anësori kishte hedhur dorën në gips. A flitet më për futboll, s’jam marrë kurr me referimin, por ne sakrifikojmë, lë familjen time. Sot do flas me presidentin, mund ta mbyll këtu. Më vjen keq për këta djemë. Nuk e di, më duket sikur punojmë kot. Djemtë vrapojnë, luftojnë, krijojne raste, dhe më pas është e kotë. Më vjen keq për këta djemtë që lënë shpirtin e tyre dhe familjen e tyre. Jemi në vitin 2021, nuk mund të vazhdojmë më kështu”, tha Devolli për Art Sport.