Fun

Bora e verdhë mbulon fshatin turistik, habiten banorët

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:00 / 10 February 2021

Banorët dhe turistët në Valle d’Aosta kanë mbetur të çuditur kur kanë dalë në dritare dhe panë peizazhin në orët e para të mëngjesit.

Një pamje për kartolina vjen zona më e frekuentuar nga turistët në Itali në këtë stinë, ku bora që ka pushtuar malet është me ngjyrë të verdhë.

Fenomeni është shkaktuar nga një “stuhi rëre” që vjen nga Afrika e Veriut në Evropën Qendrore dhe e cila ka transportuar rërën e Saharasë në Alpe. Rërë që tashmë është depozituar në dëborë, e cila ka rënë me bollëk në zonën e Valle d’Aosta javët e fundit.