25.8 C
New York

Botërori, talentet & e ardhmja: Reja rrëfen projektin kuqezi

Published:

- Advertisement -

Përgatitjet për nisjen e edicionit të eliminatoreve të Botërorit 2022 dhe riorganizimi i stafeve të ekipeve Kombëtare kanë qenë në fokusin e trajneri të Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja.

Tekniku i njohur italian ka dhënë një intervistë për televizionin “Top Channel” ku ka folur në lidhje me këto çështje, por edhe ka analizuar situatën e lojtarëve kuqezi, kampionatin shqiptar si edhe për të ardhmen e tij.

- Advertisement -

Trajneri tregon se ata kanë pasur probleme fizike me disa lojtarë por edhe me COVID-19, të cilët po rikuperohen, përcjell lajmi.net.

Tutje trajneri tregon se ka folur me Hysajn, dhe i ka thënë që ndihet mirë. “Nuk ka rinovuar, por ka oferta nga jashtë, mund të shkojë të luajë në Spanjë. Strakosha ka disa probleme fizike, nuk është se s’po luan për ndonjë arsye tjetër”, u shpreh trajneri.

Për fund ai tregoi se objektivi i tyre është gjithnjë që të kualifikohen. “Nuk nisemi të humbur në asnjë ndeshje. Të gjitha ndeshjet luhen në fushë”, përfundoi ai.

Artikuj të ngjashëm

Artikujt e fundit