Friday, January 21, 2022

BTS thyen rekordin e tyre, arrin 34 milionë klikime për dy orë me këngën e re “Butter”

Grupi me influencë marramendëse kanë lansuar këngën e re “Butter”

BTS grupi i njohur globalisht korean emri i gjatë i të cilëve është ‘Bangtan Sonyeondan’ kanë lansuar projektin e ri muzikor më në fund, shkruan lajmi.net.

Ata ksihin paralajmëruar këngën e re disa kohë më herët dhe fansat e tyre po prisnin me padurim për lansimin e projektit.

Ata dy orë më parë sollën në treg projektin e ri muzikor dhe sigurisht se si çdo herë edhe kësaj radhe nuk kanë zhgënjyer.

BTS solli këngën e re në gjuhën angleze të cilën edhe e kishin paralajmëruar se do ishte një këngë verore me shumë ritëm. Grupi i njohur njihet mjaft shumë për thyerje rekordesh dhe kvshtu vepruan sërish.

BTS mban titullin e videos e cila morri më shumë klikime brenda 24 orësh në botë me 101.1 milionë shikime në këngën “Dynamite” e cila u lansua më 21 gusht 2020, për momentin kënga numëron 1 bilion e 76,031,898 klikime dhe mund të themi se është ndër këngët më të pëlqyera në botë.

“Butter” si duket ka thyer rekordin e shikimeve të “Dynamite” brenda një ore duke arritur nga 21 milionë në 24 milionë klikime.

Këngën e re të BTS mund ta dëgjoni përmes link-ut më poshtë.