Lajme

Bulliqi tregon arsyen pse e përqafoi lisin bashkë me Kurtin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:23 / 1 Dhjetor 2020

Në rrjete sociale është duke qarkulluar një fotografi jo fort e zakontë e Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të sapo zgjedhur të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Në këtë imazh që fillimisht ishin dyshimet se ishte montazhë, Kurti e Bulliqi shihen duke e përqafuar trungun e një lisi.

Mirëpo, Shpejtim Bulliqi i kontaktuar nga Klan Kosova tha ishte vetëm fotografi e rastit dhe se nuk ka ndonjë domethënie të veçantë për të e as për liderin e VV-së, Albin Kurtin.

Ai u shpreh se patën dëshirë ta mbajnë kujtim këtë lis të vjetër mbi 600 vjeçar të Podujevës.