Tuesday, January 18, 2022

Burri që në mënyrë të përkryer imiton dhjetëra kafshë

Një burrë po habit të gjithë me një talent të pazakontë – atë të imitimit të kafshëve të ndryshme.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, ky burrë ka arritur që për pak ditë të bëhet hit – për faktin se imiton në perfeksion dhjetëra kafshë të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Po të mos ishte fytyra e tij që shihet në video, sigurisht që shumica do të mendonin se bëhet fjalë për kafshë të vërteta, për shkak të ngjashmërisë së madhe të tingujve të tyre që i bën ky burrë.

Se për çfarë bëhet fjalë shikoni videon e publikuar më poshtë që vërtetë është argëtuese.