Qindra serb tashmë janë mbledhur në sheshin `Car Llazar`. Në orën 12 pritet të ju drejtohen përfaqësuesit politikë serb, raporton RTK.
Jo zyrtarisht bëhet e ditur se para tyre do të flas kryetari i Listës serbe, Goran Rakiq.
Ndryshe kjo protestë mbahet pas vendimit për tu larguar nga institucionet e Kosovës. Sot kryetarët e komunave veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë dhënë dorëheqje para kuvendeve përkatëse. Njëjtë kanë vepruar edhe këshilltarët në kuvendet komunale nga radhët e Listës Serbe.