Lajme

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:17 / 17 March 2021

9:00
Kandidati për kryeministër, Albin Kurti dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmani, takohen me liderin e partisë së goranëve të Kosovës (JGP), Adem Hoxha. (Ndërtesa e Kuvendit)

10:00
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të bëjë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, me rastin e shënimit të 22 vjetorit të Betejës së Kabashit. (Varrezat e dëshmorëve, Landovicë)

11:00
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi – Vezgishi, do t’i vizitojnë shkollat fillore “Mati Logoreci” dhe “Lidhja e Prizrenit”, të cilat janë dy nga shkollat ku ka filluar furnizimi me dollape. (Prizren)

11:30
Iniciativa për Progres (INPO) dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), mbajnë konferencë për medie, në të cilën do të publikohen dy raporte, “Planifikimi i Prokurimit Publik në Komuna’ dhe “Raporti i monitorimit të Prokurimit Publik në Komuna”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

12:00
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me Rrjetin e Grave të Kosovës (RrKK), mbajnë konferencë për medie, në të cilën do publikohen gjetjet preliminare të hulumtimit të rastit të vrasjes së Sebahate Sopit: “Shteti me mos veprim, privon nga jeta Sebahate Sopin”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

14:00
Në Qendrën Kryesore te Mjekësisë Familjare në Prishtinë do te behet lansimi i projektit “E-Shendetesia”. (Objekti i QKMF-së, Prishtinë)