Lajme

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:10 / 30 March 2021

09:00Kryesisë së Kuvendit të Kosovës mban mbledhje. ( Kuvendi i Kosovës, Salla C-301)

10:00Avokati i Popullit lanson strategjinë pesëvjeçare që ka për qëllim të kontribuojë në rritjen e ndikimit në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

10:00Përfaqësuesit e biznesit dhe deputetët diskutojnë për daljen në treg të hapur të energjisë për biznese. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës)

10:00Zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) dhurojnë gjak për Qendrën Kombëtare të Transfuzionit. (Zyrat e AKP-së, Prishtinë)

11:00Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) mban konferencë për medie, prezanton raportin vjetor për vitin 2020. (Objekti i AKK-së, Prishtinë)

11:00Lëvizja Fol mban konferencë për medie, ku do të publikohet raporti “Reformat e Administratës Publike në Gjendjen e Stagnimit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

15:00Dhomat e Specializuara mbajnë konferencën e tretë për ecurinë e çështjes kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë) ***Transmetim “live” në Faqen e Facebookut.

19:00Zhvillohet derbi i kryeqytetit në pingpong ndërmjet KPP “PRiPING” dhe KPP “Prishtina”, në kuadër të xhiros 4, në Superligën e Kosovës. (Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë)