Lajme

Çka ndodh sot në Kosovë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:57 / 28 March 2021

Ngjarjet e planifikuara për sot, 28 mars 2021
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, bashkë me një pjesë të stafit të MKRS-së dhe me drejtuesit e institucioneve shtetërore të kulturës do të bëjnë homazhe para Teatrit Kombëtar të Kosovës, për ta nderuar figurën e artistit Rasim Thaçi – Cima. (Ora 11:00)

Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, do të organizojë homazhe për nder të 22 vjetorit të masakrës së Izbicës. (Kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Izbicë, ora 11:00)

U.d Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca do të bëjë homazhe në kompleksin memorial në Izbicë. (Izbicë, Skënderaj, ora 12:40)

U.d Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca do të bëjë homazhe tek memoriali i familjes Bogujevci dhe Duriqi. (Besianë, ora 13:30)

I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me Shoqatat e dala nga lufta, do të bëjnë homazhe edhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve në Marinë, për nder të përvjetorit të rënies heroike të dëshmorit Ajet Beqiri. (Ora 12:30)

Homazhe do të bëhen edhe në Prekaz të Poshtëm tek varri i dëshmorit Sefedin Lushtaku, me rastin e përvjetorit të rënies së tij. (Ora 13:00)

Zhvillohen ndeshjet e Suprliges se Kosoves meshkuj 2 xhiro dhe Superliga e Kosoves femrat 2 xhiro. (Ferizaj, ora 10:00)