Sunday, July 25, 2021

Costa, Depay dhe Origi në ‘radarin’ e Juventusit

Juventusi është duke vëzhguar disa sulmues si Diego Costa, Memphis Depay dhe Divock Origi.

“Bianconerët” thuhet se kërkojnë një alternativë të Alvaro Moratas, derisa favorit mbetet Florente Llorente nga Napoli, përcjellë lajmi.net.

Sidoqoftë, sipas Tuttosport, në ‘radarin’ e klubit italian ndodhen edhe tre yjet e tjerë.

Costa ka ndërprerë kontratën me Atleticon, andaj është i lirë që t’i bashkohet cilës skuadër që të dojë.

Depay ka kontratë deri në qershor me Lyonin, por klubi do ta shesë për shumën e duhur edhe pse prioritet i holandezit është Barcelona.

Kurse, për Origin thuhet se agjentët e tij janë duke e ofruar në të gjithë Evropën.

25-vjeçari nuk ka vend në formacionin e Klopp është i lirë të largohet në formë huazimi me opsion blerje.