Thursday, January 20, 2022

Dafina Zeqiri arrin një milion shikime me këngën “Japa”

Këngëtarja lansoi projektin e saj të ri muzikor.

“JAPA”, mban titullin kënga më e re e Dafinës e cila është versioni i dytë i projektit muzikor “Vuj Vuj Vuj” , shkruan lajmi.net.

Përmes, rrjeteve sociale këngëtarja njoftoi se “JAPA” tashmë mund ta dëgjojmë në platformën YouTube.

Tutje, Dafina Zeqiri dy ditë pas lansimit të këngës ka arritur 1 milionë shikime gjë kjo jo edhe e papritur pasi që projektet e saj muzikore arrin pothuajse të jenë çdo herë të suksesshme.

Ndryshe, “JAPA”, artistja shqiptare e publikoi me videoklip e cila u shfaq unike me paraqitjen.