Monday, January 17, 2022

Dalin pamjet si u vra shqiptari në Londër, autori ishte i maskuar si pastrues

Një njeri i dyshimtë, i veshur si një pastrues rrugësh dhe me një maskë në fytyrë kalonte përpara shtëpisë së Flamur Beqirit përpara se ta vriste atë dy vite më parë.

Pamjet e CCTV mendohet se tregojnë Anis Hemissi, 24 vjeç, duke u maskuar për më shumë se katër orë jashtë shtëpisë 1.5 milionë paund të Flamur Beqirit, 36 vjeç, në Battersea, në jug-perëndim të Londrës .

Hemissi akuzohet se ka qëlluar me armë Beqirin në sy të gruas dhe djalit të tij dy vjeçar në prag të Krishtlindjeve 2019.

Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë bërë një grindje meas bandave rivale kriminale suedeze.

Beqiri u qëllua gjithsej me 10 pluma, 8 prej të cilëve i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Të enjten, 25 nëntor pamjet e kamerave të sigurisë u shfaqën para Gjykatës dhe tregojnë Hemissin, një shtetas suedez-tunizian, duke qëndruar jashtë shtëpisë së Beqirit për ditë me radhë para vrasjes.

Ngjarja ndodhi dy vite më parë në prag të Krishtlindjes kur Beqiri ishte duke u kthyer nga shëtitja me gruan dhe djalin në shtëpinë e tyre.

Papritur një person i vetëm doli në heshtje si “hije” dhe e qëlloi për vdekje. Beqiri mbeti në një pellg gjaku ndërsa gruaja e tij, Debora Krasniqi, ulëriti për ndihmë.

Megjithë përpjekjet e një infermiere që jetonte afër dhe mjekëve nuk kishte mbetur më asgjë për të bërë për të. Ai kishte vdekur.

Emigranti me origjinë shqiptare doli më pas se ishte prej më shumë se një dekadë një nga më të kërkuarit në Suedi, vendi ku ai u rrit, mes pretendimeve se ai ishte koka e një bande ndërkombëtare droge që trafikonte kanabis.

Gjyqi vazhdon.

https://www.dailymail.co.uk/news/article-10243615/Masked-gunman-caught-CCTV-disguised-latex-mask-shooting-dead-reality-stars-brother.html#v-8306551001699889452