Sunday, August 1, 2021

Debat i ashpër në Pressing — Gani Geci zihet me kreun e LDK’së në Skenderaj

Kryetari i Degës së LDK’së në Skënderaj, Isa Fejzullahu, është lidhur drejtpërdrejt në emisionin Pressing të T7, për ti replikuar anëtarit të LDK’së, Gani Gecit.

Kjo për shkak se ky i fundit gjatë intervistës në Pressing, ia përmendi emrin Isa Fejzullahut.

Me t’u lidhur në emision, Fejzullahu tha se “Unë jam LDK nga themelimi i LDK’së dhe asnjëherë nuk e kam devijuar rrugën e LDK’së”.

Geci i ka replikuar menjëherë duke i thënë se “Ne të kemi pru në LDK dhe ne të kemi cuar në BotaSot. Ti e di këtë punë që as me shkru s’ke ditë, të kemi mësu me shkru. Por, e vërteta është kjo derisa Bajrush Morina t’i ka përmirësuar”.

Geci nuk është ndalur me kaq, ai i ka thënë Fejzullahut se “Juve iu kanë rrahë në luftë që e ke pasë jaran një serb të Shtërpcës. Unë e di mirë kush je ti”.

“Nuk janë të vërteta ato që po flet Gani Geci. Gani Gecin e njohim të gjithë”, ka thënë Fejzullahu duke vazhduar t’ia përmend çështjen e komisionerëve në Skenderaj.

Ndër të tjera Geci e ka pyetur “Isë, kur e ke mbajtur Kuvendin e fundit në Skenderaj?”.

“Kuvendin e kom mbajt gjithë por ty kurrë s’të ka interesu”, ka thënë Fejzullahu.

“S’është e vërtetë more, po ti gjithmonë fshehtë e ke mbajtë”, ka thënë Geci.

Tutje, Geci gjatë debatit e ka akuzuar Fejzullahun – “Ti ia ke shitur të gjithë komisionerët PDK’së”.

“A e ke një lëndë në gjykatë që të ka lajmëruar nënkryetari yt që ia ke shitur komisionerët PDK’së?”, ka pyetur Geci Fejzullahun.

“Kjo është shpifje e jote. Trillim dhe rrenë e kulluar”, është përgjigjur Fejzullahu.

“Si s’po të vjen marre me dalë aty me  bo trillime”, ka vazhduar Fejzullahu.

“Mos rrej allahile, je bë si Linda Morina”, thotë Fejzullahu.

Derisa Geci i ka thënë “Ti je një zagar i PDK’së që 15 vjet. Ty të kanë rrahur për shpiun stupc. Unë me ty s’muj me u marrë se je shumë i lig. Unë i kam 18 mijë vota, ti i ki 40. Ti s’ke mbajt kurrë Kuvend”.