Sunday, July 25, 2021

Dega e AKR-së në Skenderaj zgjedh u.d kryetarin

Qendra e Aleancës Kosova e Re në Prishtinë ka marrë vendim për emërimin e Pajazit Isufit, asamblist në Kuvendin e Skenderajt, koordinator të degës së AKR në Skenderaj.

Në vendimin, të cilin e ka pare gazeta online Vision Mega, thuhet mes tjerash, se “Pajazit Isufi do t’i ketë kompetencat e kryetarit të degës së AKR deri në konsolidimin e degës, si dhe për aktivitetet dhe përgatitjet për zgjedhdjet në nëndegë dhe degën e Skenderajt”. “Ky vendim ka ardhur si rezultat i dorëheqjes së kryetarit të degës, pas pushimit të aktiviteteve partiake në këtë degë shkaku i pandemisë, si dhe për shkaqe të urgjencës për konsolidimin e degës dhe kontinuitetin e vazhdimit të punës dhe aktiviteteve për përgatitje për zgjedhjet e ardhshme në nivel lokal dhe republikan”, thuhet tutje në vendim, për të shtuar se “z. Pajazit Isufi është aktivist i shquar, asamblist i Kuvendit Komunal, andaj i njejti ka dije, njohuri dhe potencial të duhur për marrjen e përgjegjësive të koordinatorit të degës për konsolidimin sa më të shpejtë të degës dhe për aktivitetet zgjedhore që nap resin rreth zgjedhjeve të ardhshme”.  Vendimi hyn në fuqi menjëherë.

Ndryshe, tashmë ish-kryetari i degës së AKR në Skenderaj, Musa Dërvishaj dhe nënkryetarja e degës, Mimoza Mehmeti, kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme, të shtunën. Po në të njejtën mbledhje ka dhënë dorëheqje edhe një anëtar i AKR, Dritan Syla. Me herët, një asamblist i AKR-së, Agron Kajtazi, pati braktisur partinë për t’u bërë pjesë e PDK-së dhe në këtë mënyrë ka garuar për kryetar të nëndegës së PDK-së në Runik, por që humbi nga kundërkandidati i tij, Agim Dërvishaj.