Saturday, July 24, 2021

Deklarata e Koeman, shqetësim për Griezmann

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, duke folur në konferencën për shtyp pas ndeshjes ndaj Huesca, ka thënë se Barça ka nevojë për një sulmues të ri për të përmirësuar lojën e tyre.

Antoine Griezmann është duke qëndruar në bankën rezervë pavarësisht mungesave që ka Barcelona nga lëndimet, para tij, Koeman preferon Martin Braithwaite, por as ky i fundit nuk është duke përmbushur kërkesën e sulmuesit tipik që kërkon Barcelona.

Francezi është lënë në bankën rezervë ndaj, dhe ai ka arsye të shqetësohet, kjo pasi trajneri i Barcelonës, Roanld Koeman, deklaroi se klubi duhet të bëjë intervenim në sulm, që do të thotë se ëndrra e tij për të qenë protagonist mund të shuhet edhe më shumë, transmeton lajmi.net.

Siç raportohet, Griezmann nuk është lojtar që përmbushë preferencat e holandezit, prandaj po favorizohet Braithwaite.

“Unë i besoj secilit lojtar në skuadrën tonë, por nëse vendosim të luajmë me mesfushorë, ka vend për tre sulmues. Me Leo, në krah, kemi nevojë për dikë me që ofron thellësi të madhe si Dembélé dhe ne duhet të zgjedhim midis Martin ose Antoine, dhe Martin ka bërë punë të mirë kohët e fundit”, tha ai.

“Tani, është një “9” që po na mungon në këto ndeshje, por kjo nuk do të thotë asgjë për zëvendësimin e Antoine, ne kemi shumë ndeshje dhe na duhen të gjithë lojtarët”, shtoi holandezi.

“Thjeshtë dhe qartë. Siç qëndrojnë gjërat në grup, pa dyshim, një futbollist në sulm që pa Ansu Fati është Dembélé dhe një “9” që Braithwaite dhe Griezmann konkurojnë për atë pozitë, tani me një avantazh momental për danezin, bazuar në paraqitjet e tij”, perfundoi Ronald Koeman.