Sunday, August 1, 2021

Del nga dheu krijesa e çuditshme

Adhuruesit e mistikës dhe risive padyshim që nuk do të shokohen nga ky zbulim. Por për ata që janë mësuar më normalitet, si të mos mjaftonin të gjithë gjërat që na solli viti 2020, mesa duket Atalanta e Amerikës ka vendosur të surprizojë botën me nxjerrjen e papritur nga dheu të një krimbi me kokë të shtypur që përngjan me gjarprin.

CNN shkruan se gjatësia e tij është rreth 30 centimetra dhe ka kokë në formë gjysmëhëne dhe gojë të pozicionuar jo në kokë, por në mes të trupit. Ata janë mishngrënës, pra ushqehen ose me krimba të tjerë toke, ose me jo vertebrorë që enden nëpër dhe. Ata gjithashtu prodhojnë tetrodotoksinë, e njëjta neurotoksinë vdekjeprurëse që prodhon peshku iriq.

Sipas biologut James Murphy ende nuk dihet funksioni i kësaj toksine në trupin e krimbit, por besohet se i ndihmon ata të kapin prenë e tyre dhe të mos hahen nga grabitqarët e tjerë.

Pavarësisht se nuk e sekretojnë toksinën nga trupi, përsëri duhet bërë shumë kujdes pasi në rast kontakti përbën rrezik shumë të madh. Në rast se vihen re pranë shtëpive, e vetmja mënyrë për t’i dëbuar këshillohet kapja e tyre përmes një letre dhe jo direkt me dorë. Gjithashtu ata riprodhohen përmes çarjeve, prandaj Murphy nuk sugjeron t’i vrisni.