Thursday, January 20, 2022

Delegohen gjyqtarët për xhiron e fundit në Superligën e Kosovës

Të dielën do të luhet ndeshja e fundit e Superligës së Kosovës për edicionin 2020/21.

Vëmendja kryesore pritet të jetë në sfidën FC Drita dhe Arbëria, pasi njëra po lufton për garat evropiane dhe tjera për mbijetesë, raporton lajmi.net.

Këtë ndeshje do ta udhëheq Visar Kastrati, i cili shpesh herë ka ditur të jetë shumë i ashpër.

Në anën tjetër, ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes Prishtinës dhe Ballkanit, të cilën do ta drejtojë Mervan Bejtullahu.

Bardh Ajeti është deleguar për të gjykuar ndeshjen mes Besës dhe Gjilanit, derisa Besfort Kasumi drejton ndeshjen Trepça 89′ – Drenica.

Më poshtë mund të shikoni listën e plotë.