Saturday, July 24, 2021

Deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, ftohet për inagurimin e Presidentit Biden

Deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, është në listën e të ftuarëve për inagurimin e Presidentit Biden.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bislimi, me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, teksa ka thënë se iu është pamundësuar pjesëmarrja për arsye të protokolleve të reja të SHBA’së shkruan Gazeta Express.

” Përkundër dëshirës që të jem prezent ne Capitol Hill në ceremoninë historike të përurimit presidencial për Biden, udhëtimi drejtë Washington-it po bëhet i pamundur, dhe jam detyruar të kthehem nga Vjena, si rezultat i protokolleve të ndalesës së hyrjes në SHBA të pasagjerëve që kalojnë qoftë edhe transit nëpër zonën Schengen (për shkak të Covid-19 dhe variantit të ri të virusit tanimë të konfirmuar nëpër shumë shtete, si dhe sigurisë së tejshtuar)”, ka deklaruar ai.

“Prezenca e emërit tim në listën e mysafirëve të konfirmuar të Inagurimit të Presidentit mbetet testament i palëkundur i vlerësimit të miqëve të mi në Washington për bashkëpunimin dhe lidhjen e pashkëputshme që kemi”, ka deklaruar ndër të tjera ai.