Saturday, July 24, 2021

Dështojnë Leipzigu dhe Leverkuseni, Bayerni shans për t’u arratisur

Bayerni i Mynihut, që luan këtë të diel në fushën e Schalkes, mori dy “dhurata” nga rivalët në javën e 18-t ëtë Bundesligës, e tashmë ka shansin të krijojë një shkëputje më të  ndjeshme nga rivalët më të afërt. Leipzigu dështoi të merrte pikë në fushën e Mainzin, ku u mposht 3-2, ndërsa Bayer Leverkuseni u befasua 0-1 në shtëpi nga Wolfsburgu.

Nq “Opel Arena” të Mainzit të parët shënuan miqtë me Adams që në minutën e 15-të, por kundërpërgjigjja e vendësve ishte e menjëhershme me Niakhate, që barazoi shifrat në minutën 24’. Leipzigu mori sërish epërsinë gjatë minuta më vonë me Halstenberg, por sërish Niakhate kheu baraspeshën në rezultat.

Në fillim të pjesës dytë Mainzi shënoi një gol tretë më autor Barreiron, finalizim që do të rezultonte vendimtar në përcaktimin e fituesit.

Sa i përket sfidës së “BayArenas”, golin që i dha fitoren Wolfsburgut ndaj “Aspirinave” e shënoi Baku në minutën e 35-të.

Rezultatet:

Arminia Bielefeld – Eintracht Frankfurt  1-5

Augsburg – Union Berlin  2-1

Bayer Leverkusen – Wolfsburg        0-1

Freiburg – Stuttgart           2-1

Mainz – Leipzig        3-2