Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Uncategorized

    Dështon sërish gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasje të kushëririt të tyre në Viti

    Rajoni.orgBy Rajoni.org
    Facebook
    -Advertisenent -

    Sërish ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasje të rëndë, Besmir, Samet, Fisnik, Ismet dhe Hizri Ismajli, si edhe të akuzuarit për lëndim të lehtë trupor, Ermond Ismajli.

    Shkak i dështimit të kësaj seance gjyqësore ishte mungesa e të akuzuarit Ermond Ismajli. Mbrojtësja e të akuzuarit Ermond Ismajli, avokatja Sadbere Maliqi i ka paraqitur kryetarit të trupit gjykues shkresën me të cilën shihet se i akuzuari Ermond ka kërkuar  ndihmë mjekësore dhe është në trajtim në Spitalin Rajonal të Gjilanit, raporton “Betimi për drejtësi”.

    Meqë nuk kishte kushte për mbajtjen e këtij gjykimi, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Zyhdi Haziri ka caktuar seancën e radhës, më 17 dhjetor 2020, me fillim në ora 09:00.

    -Advertisenent-

    Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjilan, më 26 nëntor 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve Besmir, Samet, Fisnik, Ismet dhe Hizri Ismajli, me arsyetimin se të njëjtit, më 2 maj 2019, në fshatin Sadovinë e Çerkezëve, Komuna e Vitisë, me dashje dhe në bashkëkryerje, për motive pasurore-pronësore, kanë privuar nga jeta tani të ndjerin Muhamet Ismajli.

    Sipas aktit akuzues, kjo ka ndodhur në atë mënyrë që të akuzuarit fillimisht shkojnë për të punuar në pronën kontestuese, e cila gjendet në afërsi të shtëpisë së tani të njërit Muhamet, me ç’rast ky i fundit me familjarët e tij dalin për të biseduar lidhur me arritjen e një marrëveshjeje, për çka këta të fundit refuzojnë, e që më pas vazhdojnë me fyerje të cilat sjellin eskalimin e situatës deri në konflikt fizik.

    -Advertisenent-

    Sipas aktakuzës, të pandehurit me mjete të forta mbretëse, si drunjë dhe shufra metalike, e godasin tani të ndjerin në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar dërmishje dhe gërvishtje lëkurore, për çka i njëjti nga familjarët transportohet në Shtëpinë e Shëndetit në Viti, e më pas si rast urgjent dërgohet në Qendrën Emergjente të Spitalit Regjional në Gjilan.

    Pas kësaj, sipas aktakuzës, i ndjeri transferohet në QKUK në Prishtinë, ku edhe konstatohet vdekja e tij si rezultat gjakderdhjes masive në kokë, e shkaktuar nga përdorimi i mjeteve të forta mbretëse.

    Në këtë drejtim, prokuroria pretendon se të akuzuarit në fjalë kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje “vrasje e rëndë”, nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.6 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Ndërkaq sipas aktit akuzues, i pandehuri Edmond Ismajli, për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth një kontesti pronësor me përdorimin e atëçastshëm të dhunës, në kohë dhe vend si në dispozitivin e parë, me dashje u ka shkaktuar lëndime trupore Ismet dhe Fisnik Ismajlit, në atë mënyrë që gjatë kacafytjeve, me një lopatë i godet të dëmtuarit dhe u shkakton atyre ndrydhje të indeve, për çka akuzohet se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 nën paragrafi 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    -Advertisenent -

    Të fundit

    Shpallje e pavlefshme

    Hapet donacioni për Komunën e Skënderajt pas vërshimeve

    Shpetim babaj

    Gjendje e rënduar nga përmbytjet në Skenderaj përmes disa foto

    Dhunohet 20-vjeçarja, i dyshuari i hodhi diçka në pije dhe e dërgoi në motel

    Vidhen lopa e viçi nga një stallë në Drenicë, pronari kërkon ndihmën e Policisë

    Të Rekomanduara

    Dyshohet se i mbajtën dy gra të mbyllura, arrestohen dy Drenicasit

    Çka po ndodh me Pendën e Drenicës? Cilat janë zhvillimet e fundit?

    Lajm i hidhur për këtë fshat të Skënderajt: u vdes bashkëvendasi

    30-vjeçari bjen nga kati i 10-të i ndërtesës ku po punonte, arrestohet pronari i kompanisë

    Vërshimet e kthyen në ankth dasmën e çiftit nga Skënderaj

    Cilët asamblistë nuk folën kurrë në kuvendin e Skënderajt e kush më së shumti?

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.