Featured

Detaje nga aksidenti tragjik/ Shoferi që dyshohet se goditi për vdekje 19-vjeçarin, është pjesëtar i FSK-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:00 / 5 August 2022

Janë zbardhur detaje nga aksidenti tragjik që ndodhi orët e para të ditës së sotme në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në kryeqytet, ku si pasojë mori plagë të papërballueshme një 19-vjeçar, ndërsa mbetën të lënduar edhe dy të tjerë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet e saj se shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me rrugën, është Venhar Kadriu, 21-vjeçar.

Kadriu i cili është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që po drejtonte, duke goditur kështu dy këmbësorë dhe dy vetura që ishin të parkuara.

19-vjeçari nuk arriti t’u përballonte plagëve të marra, ndërsa 18-vjeçari që po ashtu u aksidentua, ka marrë lëndime të lehta dhe pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.

Ndërkohë Kadriu është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.