Friday, January 21, 2022

Diona Fona në studio për projektin e ri muzikor

Këngëtarja po përgatit projektin e ri muzikor.

Këngëtarja atraktive, Diona Fona, po punon në projektin e ri të saj, shkruan lajmi.net.

Bukuroshja shqiptare pas suksesit të këngës “Sheqer” duket se ka vendosur të punojë drejt suksesi të ri.

Ajo së fundmi u pa në studio duke punuar drejt këngës së re. Ajo u shpreh se ende pa u zgjuar mirë nga gjumi po nis ditën me punë në studio, kështu duke paralajmëruar se po sjell diçka të re së shpejti.

“Hala pa i çelë sytë mirë në studio”, shkroi Diona në mbishkrimin e fotografisë së postuar në Instastory.