Saturday, July 24, 2021

Disa fshatra të Skenderajt Vitin e Ri e kalojnë në terr

Disa fshatra të qytetit të Skenderajt nuk kanë pasur energji elektrike natën e ndërrimit të motmoteve.

Kjo si pasojë e një prishjeje që ka ndodhur në rrjet.

Për këtë temë ka shkruar kreu i Komunës, Bekim Jashari.

Ai ka njoftuar se ka qëndruar në terren me ekipet për të parë nga afër se çka po ndodhë.

“Fatkeqësisht në natën e vitit të ri, disa fshatra të komunës sonë pas ores 19:00 nuk kanë pasur energji elektrike dhe kështu vitin e ri e kanë kaluar në terr. Menjëherë ekipet e KEDS-it bashkë me drejtorin për Skenderaj, Skender Mustafa, kanë vizituar të gjitha këto fshatra, në kërkim të defektit, mirëpo deri pak me parë nuk kishin arritur ta gjenin. Ekipit të KEDS-it iu bashkova edhe unë dhe tashmë pas gjetjes së defektit po punohet në rregullimin e rrjetit elektrik. Si Kryetar i komunës me vjen shumë keq për këtë ndërprerje të energjisë dhe kërkoj mirëkuptimin e banorëve sepse kjo nuk ka ndodhur me qëllim por si pasojë e prishjeve që ndodhin në rrjet”, ka shkruar ai.