Friday, January 21, 2022

Djali e vajza e rrahin babain në Mitrovicë

Dje në stacionin policor në Mitrovicë një burrë ka raportuar se ka qenë viktimë e dhunës në familje.

Ai u ka thënë hetuesve policorë se dy fëmijët e tij (djali dhe vajza) kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij të premten, rreth orës 19:15.

Policia njofton se dy të dyshuarit për “Dhunë në familje” janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.