DOKUMENT | Kompania e afërt me Vetëvendosjen brenda një ditë i “fshinë” dy tendera në Fushë Kosovë
Brenda një ditë, Komuna e Fushë Kosovës e udhëhequr nga Valon Prebreza, i ka dhënë dy tenderë të majme kompanisë së njohur me afërsi me Lëvizjen Vetëvendosje, kompanisë “Bageri” pronar i së cilës tash është Leutrim Shabani, pasi Bujar Shabani vitin e kaluae e ka shuar biznesin e tij individual, dhe e ka kaluar kompaninë në emër të djalit të tij, shkruan rajoni.org.
Bujar Shabani, para dy viteve ishte dënua për mashtrim në prokurim publik, biznesin e ka kaluar në dorë të djalit të tij, Leutrimit.
Pikërisht ditën që ai e ka shuar si biznes idividual kompaninë “N.P.SH.”Bageri” më 15 janar 2025, është regjistuar biznesi i ri “Bageri SH.P.K.”, si shoqëri aksionare me 100% të kapitalit të regjistuar në emër të Leutrim Shabanit.
Ky biznes veç me 23 korrik, ka nënshkruar dy tendereve me Fushë Kosovën në vlerë totale prej 549 mijë e 297 euro të njëjtin grup operatorësh ekonomik, ndër të cilët është edhe kompania Bageri shpk, kompani e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.
Më 23.07.2026, Komuna e Fushë Kosovës ka nëshkruar kontratën me grupin e operatorëve ekonomik “Bageri shpk dhe Gërguri shpk” për “Asfaltimin e rrugëve Maxhera,Qyqalla,Nënhekurudha, dhe Nënhekurudha-dytësore në fshatin Bardh i Madh-projekt dy vjeçar” në vlerë 349,932.05€, shkruan rajoni.org.
Po të njëjtën ditë, pra me datën 13.09.2024, Komuna e udhëhequr nga Prebreza i VV’së, i ka gëzuar të njëjtit operator edhe me një tjetër kontratë; bëhet fjalë për “Asfaltimin e rrugëve Meshari ,Meshari -dytësore dhe Dimitrije Tucoviq në Kuzmin -Fushë Kosovë- projekt dy vjeçar” në vlerë 199,965.15€, zbulon portali rajoni.org.

Kush është kompania Bageri?
Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, pronar i kësaj kompanie që është regjistruar në janar të këtij viti, figuron Leutrim Shabani. Kompania figuron se ka veç katër punëtorë.
Leutrimi është djali i biznesmenit, Bujar Shabani, që është dost i Durmishit.

Shoqërinë me të e kishte konfirmuar vetë Durmishi, e madje edhe se kishte punuar në kompaninë e tij.
“Unë Bujar Shabanin e njoh që nga viti 2001. E kam shok…Ka pas një periudhë kur unë s’kam punu masi që kam dalë prej Komunës të Prishtinës, ku i kam ndihmun në kuptimin më shumë të organizimit”, kishte deklaruar Durmishi.
Takimi raportohet se është zhvilluar para më shumë se një viti, në një kafene.





