Monday, January 17, 2022

Dy punonjës të ambulancës kapen duke kryer marrëdhënie seksuale, pushohen nga puna

Një punonjëse e ambulancës u pushua nga puna pasi dyshohet se u kap duke bërë seks me një koleg në ambulancë në një fushë futbolli.

Rojet e sigurisë në terrenin Fratton Park të Portsmouth FC vunë re një ambulancë e cila hyri në parkingun e makinave, ku e ndiqte pas një makinë tjetër, e cila më vonë u zbulua se i përkiste ish-punonjëses së kujdesit shëndetësor Emma Croydon.

Lexo Edhe:
Kolona të gjata në pikat kufitare, deri në tri orë pritje në dalje në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë
Automjetet ishin të parkuara pranë njëra -tjetrës, atëherë zonja Croydon dhe një burrë me uniformë hipën në pjesën e pasme të ambulancës së bashku.

Sipas dëshmitarëve, ambulanca u pa duke u lëkundur nga njëra anë në tjetrën në mënyrë të konsiderueshme dhe kur rojet e sigurisë shkuan tek ambulanca, panë burrin me këmishë të zbërthyer dhe rripi i tij i pantallonave ishte i hequr.

Burri u pezullua më vonë nga shërbimi i ambulancës, raportojnë mediat lokale, ndërsa Croydon, e cila kishte qenë me pushime në kohën e incidentit, u shkarkua për sjellje jo etike dhe të rëndë.

Ajo i tha gjykatës se ishte mërzitur mbrëmjen në fjalë dhe ishte takuar rastësisht me kolegun e saj ndërsa priste në semaforë. Gjithashtu ajo është shprehur burri thjesht ishte përpjekur ta ngushëllojë dhe se ata ishin futur në parkun e makinave për të biseduar dhe se nuk kishte ndodhur asnjë gjë.

Croydon shtoi se procedura disiplinore e shërbimit të ambulancës ishte “e metë” dhe “e pandershme”. Sidoqoftë, gjykata mbështeti shkarkimin e saj.

Ajo pohoi se stafi i sigurisë së Portsmouth FC kishte “gënjyer” që e kishin parë së bashku me burrin në fjalë në pjesën e pasme të ambulancës, por nuk e shpjegonte arsyen pse 8 personat e stafit duhet të gënjenin.