Monday, January 17, 2022

E dhimbshme: Burri nga Vushtrria hyn në dhomë, e gjen gruan e vdekur

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur dje në Vushtrri.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se një mashkull  kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, viktimë femër  kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Njësitet relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.