Saturday, January 22, 2022

E papritur: Pajtohen Shqipja dhe Tea

Shqipja ka publikuar në Instastory një foto

Pas sherreve të vazhdueshme, ofendimeve dhe debateve, Tea dhe Shqipja kanë bërë më në fund paqe me njëra-tjetrën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kjo e fundit, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Shqipja ka publikuar në Instastory një foto pranë Teas, nga studio e Përputhen.

Të njëjtën foto e ka shpërndarë më pas dhe Tea, duke lënë të kuptohet se gjërat mes tyre janë rregulluar.

Kujtojmë se të hënën dy vajzat do të përballen me njëra-tjetrën në emision.