Thursday, January 20, 2022

E solli në Kosovë për pushime, por zviceranja pa tmerrin me sy nga i dashuri i saj

Në Bardhosh, Prishtinë, një burrë kosovar ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij, e cila siç mëson Sinjali, është me shtetësi zvicerane.

Sinjali ka mësuar se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:45.

Burimet kanë treguar se gruaja ka raportuar se fillimisht kishte mosmarrëveshje verbale me të dashurin.

Ai e ka sulmuar viktimën dhe më pas është larguar nga shtëpia dhe ka fikur telefonin.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.